Tre makina janë përfshirë nga zjarri në orët e para të mëngjesit në lagjen Xhon Kenedi në Shkup

Një automjet është djegur plotësisht, ndërsa tre të tjera janë dëmtuar nga zjarri që ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në rrugën Xhon Kenedi në Shkup. Flakët kanë dëmtuar edhe një lokal gastronomik në afërsi ku makinat që u përfshinë nga zjarri.
Sipas policisë rasti është raportuar rreth orës 04:15.

“Nga flakët është përfshirë plotësisht një automjet i tipit Seat Altea, me targa të Shkupit. Zjarri ka prekur edhe dy automjete të tjera, një të tipit Mercedes dhe një Opel, po ashtu me targa të Shkupit”, thanë nga Ministria e Brendshme.

Dëme janë shkaktuar edhe në një pjesë të fasadës së ndërtesës. Zjarri është lokalizuar dhe shuar nga ekipet e Brigadës së Mbrojtjes nga Zjarri. Për momentin nuk bëhet e ditur nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo cilat janë shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e tij. Pas ekspertizës që do t’i bëhet makinave të përfshira nga zjarri, do të konstatohet nëse ka qenë i qëllimshëm ose i rastit. Flakët që u përhapën në orët e para të mëngjesit kanë shqetësuar edhe banorët e pallateve përreth./Alsat.mk.