Prof.Kadriu: Politikanët merren me vetveten, e jo me problemet që presin zgjidhje

KUNDRINA E ZHDREJTË!
“Ka kohë në qarqet shqiptare në RMV ; politikanët janë duke bërë rolin e Sizifit. Në vend që të drejtojnë e orientojnë tehun e shigjetave të tyre atje ku duhet; përkundrazi këta merren me vetëveten! Ti ke bërë kështu e ashtu; jo, ti ke qenë kaq vite në pushtet e s’bëre asgjë.
Ne sapo filluam dhe për kaq kohë, bëmë këtë e atë. Ne patriotë e ju tradhëtarë. Ne po punojmë e ju s’keni bërë gjë. Ne kishim pushtet, e ju s’keni pushtet. Ne kishim legjitimitet e ju nuk e keni.Ne u ndihmuam shqiptarëve e ju s’u ndihmoni dot. Ne punësonim shqiptarë pa lekë e ju u merrnit nga pesë mi. Ne i shtrojmë rrugët me asfalt e ju na lat në Gropa etj, etj. Duke u hamedur me vetveten, arritëm këtu ku jemi! Vëllezër të nderuar!Do ishte e mençur, që të drejtoni shigjetat atje ku duhet për t’a kthyer besimin e ndërsjellë, sepse në këtë mënyrë do na merr lumi! Karvani i dashakeqasve po ecën përpjetë!”, postim facebook’u i prof.dr. Zeqir Kadriut