Nga mesnata sonte, dizeli 94 denarë ndërsa benzina ngjitet në 90 denarë

Benzina do të shtrenjtohet me 3 denarë, ndërsa nafta me 6 denarë nga mesnata, njoftoi Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbimet e Ujit dhe Shërbimet për Menaxhimin e Mbeturinave Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE).

Nga 21 korriku 2026, duke filluar nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
• Benzinë EUROSUPER BS-95: 90,00 denarë/litër
• Benzinë EUROSUPER BS-98: 92,00 denarë/litër
• Naftë EURODIZEL BS (D-E V): 94,00 denarë/litër
• Vaj ekstra i lehtë për ngrohje (EL-1): 93,00 denarë/litër
• Mazut M-1 NS: 45,373 denarë/kilogram

Çmimet me pakicë ndryshojnë si më poshtë:
• Benzina EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 shtrenjtohen me 3,00 denarë për litër.
• EURODIZEL (D-E V) shtrenjtohet me 6,00 denarë për litër.
• Vaji ekstra i lehtë për ngrohje (EL-1) shtrenjtohet me 7,00 denarë për litër.
• Mazuti M-1 NS shtrenjtohet me 3,205 denarë për kilogram, duke arritur në 45,373 denarë