LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin për bllokim të miratimit të Kodit të ri Zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it. Sipas opozitës në vend se të miratohet ligj i cili mundëson zgjedhje korrekte, transparente dhe demokratike, pushteti tenton të miratojë zgjidhje të cila do të mundësojnë kontroll dhe manipulim të procesit zgjedhor. LSDM thotë se sidomos shqetëson sjellja ndaj votimit të diasporës. “Kur Mickoski dhe VMRO flasin për Kod më të mirë Zgjedhor, në realitet flasin për ligj i cili u mundëson vjedhje më të lehtë të zgjedhjeve. Kjo është logjika e njëjtë më të cilën erdhën në pushtet- me gënjeshtra e manipulime”, kritikon LSDM. Partia e Venko Filipçes bëri thirrje për miratimin e një Kodi Zgjedhor i cili do të jetë në përputhje me standardet ndërkombëtare, ligj i cili do ta mbrojë vullnetin e qytetarëve, e jo siç thotë interesat e një partie politike e cila frikësohet nga zgjedhjet korrekte.
Maqedoni LSDM-ja akuzon VMRO-DPMNE-në dhe Mickoskin për bllokimin e miratimit të Kodit të...





