Ambasadori gjerman: Nuk e shoh zgjerimin e NATO-s tani

Ambasadori i Gjermanisë Rainer Rudolph të dielen në emisionin Info Magazine ka folur për shumë tema me rëndësi, ndër ta edhe auto të sigurisë.

Rudolph u ndal edhe tek anëtarësimi i Kosovës në NATO ose në Programin e Partneritetit për Paqe.

“Do ta mirëprisja anëtarësimin e Kosovës në PPP. Nuk e shoh diskutimin për zgjerimin e NATO-s në këtë moment, sinqerisht”, u shpreh diplomati gjerman në Klan Kosova.

Ai foli edhe për rolin dhe mbështetjen e Gjermanisë për Forcën e Sigurisë duke përmendur angazhimin e shtetin gjerman për forcimin e kapaciteteve të FSK-së.