Zhduket një vajzë e mitur nga një strehimore në Prishtinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës, përmes raportit të saj të përditshëm, ka njoftuar për një rast të zhdukjes në Prishtinë.

Në raport, njoftohet se e zhdukura është një vajzë e mitur, e cila ka dalë nga strehimorja dhe se më nuk dihet asgjë për të, përcjell Gazeta Express.

‘’PERSON I ZHDUKUR

Prishtinë 17.07.2026 – 15:50. Ankuesja femër kosovare, përgjegjëse në strehimore, raporton se një vajzë e mitur, ka dalë nga strehimorja dhe nuk dihet asgjë për të. Rasti nën hetime’’, thuhet në raport.