Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka thënë se nuk do të ketë qetësi në rast se dënohen ish-krerët e UÇK-së.
Hasani në Dpt te Fidani ka thënë se pritshmëritë e tij janë se ata do të lirohen më 16 shtator, por se nëse nuk ndodhë kjo, “do të kallet Kosova”.
“Pritshmëritë e mia janë: lirimi i tyre më 16 shtator. Ata duhet të lirohen. Në të kundërtën, në Kosovë nuk ka qetësi, as s’ka me pasë qetësi. Nuk lejohet asnjë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të dënohet”.
“Nuk ka me pasë qetësi. Le ta dinë edhe ndërkombëtarët, le ta dinë edhe gjykata, edhe të tjerët. Ka me u kallë Kosova nëse ata dënohen atje”.
“Na cenohet liria jonë, shteti ynë, lufta jonë, gjaku i dëshmorëve, dëshmorët, të gjithëve na cenohen me vendimin negativ që merret atje. Prandaj, të dënohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës, dënohet shteti i Kosovës”.



