Zhvillimi i AI-së ka të bëjë me mirëqenien e përbashkët të gjithë njerëzimit, u shpreh në konferencën e rregullt të shtypit të organizuar të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lin Jian në përgjigje të pyetjes së gazetarit të CMG-së lidhur me Konferencën Botërore të Inteligjencës Artificiale 2026 dhe Takimin e Nivelit të Lartë për Qeverisjen Globale të AI-së.
Lin Jian shtoi se Kina kundërshton vendosjen e vijave ideologjive e të bllokadave teknologjike, bën përpjekje për të balancuar zhvillimin me sigurinë dhe është e gatshme të ndajë përvojën e vet me të gjitha palët për të rritur nivelin e zhvillimit global me risi të inteligjencës artificiale.
Të premten do të hapen në Shangai Konferenca Botërore e Inteligjencës Artificiale 2026 dhe Takimi i Nivelit të Lartë për Qeverisjen Globale të AI-së. Zëdhënësi i diplomacisë kineze vuri në dukje që, me rastin e kësaj konference, Kina do të zhvillojë shkëmbime të sinqerta mendimesh me palët e ndryshme, me synimin për të arritur konsensus që vendet në zhvillim të kenë më shumë përfitime prej epokës së inteligjencës, duke siguruar që përparimi teknologjik të nxisë vërtet zhvillimin e shoqërisë njerëzore.



