Konjufca: BE-ja të reagojë ndaj thirrjeve të ministres serbe për spastrimin etnik të shqiptarëve në Kosovë. ”Heshtja nuk është një opsion. As reagimet e dobëta nuk mjaftojnë”

Ministri për punët e jashtme, Glauk Konjufca, ka reaguar pas deklaratave të ministres së Qeverisë së Serbisë, e cili bëri thirrje publike për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova.

Në një postim në rrjetin social X, Konjufca e cilëson këtë retorikë si lavdërim të krimeve të luftës, kërcënim për stabilitetin rajonal dhe të papajtueshme me vlerat dhe të ardhmen evropiane.

“Heshtja nuk është një opsion. As reagimet e dobëta nuk mjaftojnë”, shkruan ai.

Konjufca kërkon që nivelet më të larta të udhëheqjes së Bashkimit Evropian të reagojnë me një dënim të qartë publik, t’ia kujtojnë Serbisë detyrimet e saj dhe të sigurojnë që një sjellje e tillë të ketë pasoja në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

Në përfundim, ai thekson se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë, një shoqërie shumetnike, pajtimit të bazuar në të vërtetën dhe drejtësinë, si dhe ndaj së ardhmes evropiane, duke shtuar se edhe Serbia duhet të zgjedhë të njëjtën rrugë.

Statusi i plotë:

Një ministër i Qeverisë së Serbisë ka bërë publikisht thirrje për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova. Një retorikë e tillë lavdëron krimet e luftës, kërcënon stabilitetin rajonal dhe është tërësisht e papajtueshme me vlerat evropiane, si edhe me të ardhmen evropiane.

Heshtja nuk është një opsion. As reagimet e dobëta nuk mjaftojnë.

Nivelet më të larta të udhëheqjes së Bashkimit Evropian duhet të reagojnë me një dënim të qartë publik, t’ia kujtojnë Serbisë detyrimet e saj dhe të sigurojnë që një sjellje e tillë të ketë pasoja në procesin e anëtarësimit të saj në Bashkimin Evropian.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj demokracisë, një shoqërie shumetnike, pajtimit të bazuar në të vërtetën dhe drejtësinë, si dhe ndaj së ardhmes evropiane. Edhe Serbia duhet të zgjedhë këtë rrugë.