Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Maqedoninë e Veriut, Matthew Lawson, ku është diskutuar për bashkëpunimin dypalësh dhe proceset integruese të vendit.
“Takim miqësor me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Sh.T. Matthew Lawson.
Rikonfirmuam partneritetin e fuqishëm mes dy vendeve tona, ndërsa shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e vazhdueshme britanike në zhvillimin institucional dhe në proceset integruese të vendit tonë. Diskutuam për zhvillimet aktuale në punën parlamentare, për progresin e arritur gjatë kësaj periudhe dhe për prioritetet e Kuvendit në përpjekjet për ta shndërruar atë në një institucion më efikas, më transparent dhe më të afërt me qytetarët”, ka deklaruar Gashi.





