Një shtetas turk është arrestuar pasi policia e kapi duke drejtuar automjetin me shpejtësi prej 203 kilometrash në orë në autostradën “Miqësia”, në një segment ku shpejtësia maksimale e lejuar është 120 kilometra në orë.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftuan se ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:00 pranë fshatit Miletkovë, në rajonin e Gjevgjelisë.
“Më 10.07.2026, në ora 15:00, në autostradën ‘Miqësia’ pranë fshatit Miletkovë të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë të SPB Strumicë – OVR Gjevgjeli privuan nga liria shtetasin turk J.Ç. (46). Gjatë kontrollit të trafikut rrugor me radar, policia konstatoi se ai po drejtonte një automjet të tipit ‘Mercedes’ me targa gjermane me shpejtësi prej 203 kilometrash në orë, në një vend ku me shenjë komunikacioni shpejtësia është e kufizuar në 120 kilometra në orë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Shoferi është larguar nga komunikacioni, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Gjevgjeli.
Ndaj tij është ngritur kallëzimi përkatës.



