Sot vapë dhe diell, nesër priten reshje shiu dhe bubullima

Moti sot do të jetë me diell, me vranësira të pakta lokale dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme, njoftoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 8 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 29 deri në 37 gradë.

Në Shkup pritet mot me diell, me vranësira të pakta dhe me erë të dobët deri mesatare nga drejtime të ndryshueshme. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri në 14 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Sipas parashikimit të DPHM-së, gjatë ditëve në vijim do të mbizotërojë mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende herë pas here edhe e përforcuar nga drejtimi verior.