Kumanovë: 3 të mitura sulmojnë fizikisht moshataren

Sektori për Punë të Brendshme (SPB) ka njoftuar për një incident të rend me ç’rast 3 të mitura e kanë sulmuar fizikisht moshataren e tyre, duke i shkaktuar lëndime trupore. Incidenti i këtillë i pakëndshëm ka ndodhur dje (e enjte) në Kumanovë.
“Rreth orës 24:00 (mesnatë), personi me iniciale J.I. ka dencuar se vajza e tij minorene është sulmuar nga 3 vajza të mitura”, ka njoftuar Sektori për Punë të Brendshme.
Sipas SPB-Kumanovë, aktualisht jane duke u ndërrmarrë të gjitha masat ligjore për tu ndriçuar rasti në tërësi.