Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminalistike dhe Standarde Profesionale pranë MPB-së ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Departamenti i Specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me autorizime policore dhe pjesëtarë të policisë së burgjeve, kundër Z.R., zyrtar policor nga Stacioni Policor për Mbikëqyrje Kufitare në Çashkë.
Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288, paragrafi 3 të Kodit Penal.
Sipas kallëzimit, më 22 maj 2026, gjatë një feste familjare në oborrin e shtëpisë së tij dhe në prani të një numri të madh të mysafirëve, polici ka shtënë disa herë me armë zjarri, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e të pranishmëve.
Përveç kallëzimit penal, Departamenti për Kontroll të Brendshëm do të iniciojë edhe procedurë disiplinore për shkelje të rendit dhe disiplinës në punë. Ndaj tij do të shqiptohen masa të detyrueshme, përfshirë edhe largimin e përkohshëm nga vendi i punës, përkatësisht pezullimin deri në përfundimin e procedurës disiplinore.



