Garda Revolucionare e Iranit ka goditur një bazë ushtarake amerikane në Jordani, raportuan mediat shtetërore iraniane.
Sipas raportimit, baza e vendosur në Al-Azraq, si dhe një qendër komanduese dhe kontrolli në rajonin e “Azisë Perëndimore”, u goditën me dhjetë raketa balistike, shkruan skynews.
“Nëse ushtria amerikane e përsërit agresionin e saj, bazat e tjera amerikane në rajon nuk do të jenë të sigurta nga zjarri ynë i fuqishëm”, thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Ndërkohë, agjencia shtetërore jordaneze e lajmeve, duke cituar një burim ushtarak, njoftoi më herët se mbrojtja ajrore e Jordanisë rrëzoi tetë raketa të lëshuara nga Irani drejt territorit të saj.
Ushtria amerikane ende nuk ka komentuar mbi sulmin e raportuar.
Ndryshe, SHBA-ja dhe Irani kanë rinisur sulmet ndaj njëra-tjetrës pas një armëpushim të arritur muajin e kaluar.



