Publikohet qarkorja për forcimin e masave kundër përmbytjeve dhe thatësirës

Screenshot

Kina ka publikuar një qarkore për forcimin e masave të parandalimit të përmbytjeve, përballimit të thatësirës, shpëtimit emergjent dhe reagimit ndaj fatkeqësive natyrore, ndërsa disa rajone të vendit po përballen me fatkeqësi natyrore.

Dokumenti, i nxjerrë bashkërisht nga Zyra e Përgjithshme e Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe Zyra e Përgjithshme e Këshillit të Shtetit, u kërkon autoriteteve vendore të jenë të përgatitura për mot gjithnjë e më ekstrem, të forcojnë përgjegjësinë në zbatimin e masave dhe ta vendosin mbrojtjen e jetës së qytetarëve si përparësinë më të lartë.

Qarkorja kërkon përmirësimin e sistemeve të parashikimit meteorologjik dhe të paralajmërimit të hershëm, garantimin e shpërndarjes në kohë të njoftimeve paralajmëruese dhe zbatimin e planeve të evakuimit sipas situatës konkrete, veçanërisht për grupet më të cenueshme.

Dokumenti thekson gjithashtu nevojën për forcimin e menaxhimit të pellgjeve kryesore lumore, përdorimin shkencor të infrastrukturës së kontrollit të përmbytjeve dhe shtimin e kontrollit të rrjeteve të transportit, shërbimeve urbane dhe infrastrukturës kombëtare gjatë sezonit të përmbytjeve.

Po ashtu, në qarkore kërkohet rritja e gatishmërisë emergjente përmes dislokimit paraprak të ekipeve të shpëtimit, pajisjeve dhe materialeve të ndihmës, si edhe sigurimi i shpërndarjes së shpejtë të fondeve dhe mbështetjes për banorët e prekur nga fatkeqësitë.Foto nga VCG

Qarkorja bën thirrje edhe për forcimin e kapaciteteve të reagimit ndaj fatkeqësive në nivel bazë nëpërmjet trajnimeve, stërvitjeve emergjente dhe pjesëmarrjes së publikut, ndërsa kërkon zbatimin rigoroz të sistemit të shërbimit 24-orësh dhe raportimin në kohë të situatave emergjente.