Pensionisti ngacmoi sek’sualisht një grua para syve të vajzës së saj të mitur

Policia ka arrestuar një 71-vjeçar nga Prilepi, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua 40-vjeçare në shtëpinë e saj.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, rasti është denoncuar më 7 korrik. Gruaja ka raportuar se i dyshuari, ndërsa ajo ndodhej në banesë së bashku me vajzën e saj të mitur, e ka ngacmuar seksualisht dhe është përpjekur ta prekë në mënyrë të pahijshme në trup.
Nga policia bëjnë të ditur se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të dyshuarit do të ngrihet kallëzim përkatës.