Turqia rolin kryesor? Çfarë sjell dita e dytë e Samitit të NATO-s në Ankara

Samiti i NATO-s në Turqi vlerësohet si një nga më të rëndësishmit për Aleancën dhe sigurinë në Evropë.
Në emisionin “Ora Shtatë”, gazetari Sokol Brahaj tregoi se pse ky samit është kaq i rëndësishëm, transmeton Klankosova.tv.

“Është një samit shumë i rëndësishëm, njëri nga më të rëndësishmit i dekadave të fundit për NATO-n, për ombrellën e NATO-s e sidomos për rëndësinë e Evropës, por edhe rëndësinë e presidentit Erdogan i cili për herë të parë po e pret një samit të tillë”, tha Brahaj në Klan Kosova.
Pos tjerash, Brahaj duke u mbështetur në atë që u raportua të martën në këtë samit, tha se Turqia mund ta ketë rolin më kryesor sa i përket sigurisë.