Kjo është një nënë si shumë të tjera, që pak vite më parë humbi dritën e syve në emigrim. Iku vajza e saj, bashkë me mbesën 3-muajshe.
Ditën kur ne protestuesit mbronim këpucët simbolike të emigrantëve, kjo zonjë erdhi duke mbajtur në duar veprën e saj të artit: këpucët e vajzës dhe të mbesës së vogël. Një simbol i dhimbjes, mallit dhe sakrificës së mijëra familjeve shqiptare.
A ikën për një jetë më të mirë? Nuk e besoj. Ikën për të mbijetuar, sepse këtu po u shkelej edhe e vetmja gjë që u kishte mbetur: dinjiteti.
Pse protestoj?
Sepse edhe dy fëmijët e mi kanë lindur jashtë Shqipërisë, por e di mirë mallin e prindërve të mi, që u rritën larg nipit dhe mbesës së tyre.
Emigrimi nuk duhet të jetë fati i shqiptarëve. Ai duhet të marrë fund. Dhe kjo, sipas meje, fillon me rrëzimin e këtij sistemi që i detyron njerëzit të largohen nga vendi i tyre.



