Policia e Gostivarit ka arrestuar katër persona gjatë kontrolleve të trafikut, pasi u kapën duke drejtuar automjete dhe mopeda pa patentë shoferi.
Bëhet fjalë për A.F. (28) nga Banjica e Poshtme, R.A. (18) nga Vrapçishti, D.R. (18) nga Çajla, si dhe një të mitur 17-vjeçar nga Gostivari.
Me urdhër të prokurorit publik, të gjithë janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa automjetet dhe mopedët janë sekuestruar. Pas dokumentimit të rasteve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.TS





