Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot feston ditëlindjen dhe mbush 58 vjeç.Deri me tani, Haradinajt ditëlindjen ia kanë uruar shumë zyrtarë të lartë të AAK-së dhe ish-bashkëluftëtarë.
“Sot, feston ditëlindjen burrështetasi që dha gjithçka për popullin e vendit tonë. Historia do të dëshmojë se kontributi i Ramush Haradinaj për lirinë e shtetin me këta kufij ishte vendimtar e historik. Gëzuar 58-vjetorin kryeministër Haradinaj, edhe 100”, ka shkruar Besnik Tahiri në Facebook.Me fotografi unike ditëlindjen Haradinajt ia ka uruar edhe ish-bashkëluftëtarja e tij, Time Kadrijaj.
“Një shekull ashtë pak, për çlirimtarin e madh e mburojën e atdheut. Shekullofsh Ramush Haradinaj, se Kosova ashtë e sigurt kur ti je këtu”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.
Kosovë-Shqipëri Ramush Haradinaj sot feston ditëlindjen e 58-të



