Eurodeputetja holandeze, Anna Strolenberg ka shprehur mbështetje për protestuesit shqiptarë gjatë tubimit në Tiranë, duke theksuar se kërkesat e tyre përkojnë plotësisht me parimet themelore të Bashkimi Europian.
Ajo deklaroi se çështjet për të cilat po protestohet lidhen drejtpërdrejt me vlerat europiane si mbrojtja e natyrës, lufta kundër korrupsionit, transparenca dhe demokracia.
“Ajo për të cilën po protestoni janë vlerat europiane: mbrojtja e natyrës, lufta ndaj korrupsionit, transparenca dhe demokracia. Jam këtu për t’ju mbështetur.”
Strolenberg u shpreh se ekziston mbështetje për aspiratën e Shqipërisë drejt integrimit në BE, por theksoi se kjo kërkon reagim nga qeveria shqiptare dhe kryeministri Edi Rama.
“Ka shumë njerëz nga shumë sfonde që duan që Shqipëria të shkojë në BE, por nëse doni të shkoni, Edi Rama duhet të dëgjojë.”
Në mesazhin e saj drejtuar protestuesve, ajo kërkoi që kërkesat e tyre të mos injorohen nga institucionet, duke i bërë thirrje qeverisë të fokusohet në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtjen e mjedisit.
“Edi Rama, a po na dëgjon? Kërkesat janë të qarta: mos u merr me qytetarët, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën.”
Eurodeputetja shtoi gjithashtu se mbështetja nga Evropa për qytetarët shqiptarë është e vazhdueshme dhe se zëri i tyre po dëgjohet në institucionet europiane.
Fjala e Strolenberg:
Ajo për të cilën po protestoni janë vlera evropiane: mbrojtja e natyrës, lufta ndaj korrupsionit, transparenca, demokracia.
Jam këtu për t’ju mbështetur.
Ka shumë njerëz nga shumë sfonde, duam që Shqipëria të shkojë në BE, por nëse doni të shkoni, Edi Rama duhet të dëgjojë!
Edi Rama, a po na dëgjon?Ai duhet të dëgjojë. Kërkesat janë të qarta: mos u merr me qytetarët, mos bëj korrupsion, lufto korrupsionin dhe mbro natyrën.
Shqiptarë, ne ju shikojmë të gjithe ju, dhe uroj që ju të shihni mbështetjen tonë për ju gjithashtu, ne do vazhdojmë të luftojmë, dhe të qendrojme të bashkuar



