Mbrëmë është mbajtur mbrëmja përmbyllëse e „Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin 2026“. Me këtë rast, në sallën e njjohur të Filarmonisë së Berlinit kori i fëmijëve nga Prishtin “Okarina” ka interpretuar, veç tjerash këngën ikonike shqiptare “Baresha” duke ngazëllyer publikun.
Ja se si e përshkruan atmosferën nga kjo mbrëmje mbasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Shkëlqesia e Tij Faruk Ajeti: “Një natë kur melodia e “Bareshës”, e ndërthurur mjeshtërisht me tingujt e çiftelisë, kapërceu çdo kufi artistik dhe preku thellë zemrat e publikut.
Një natë kur kori i fëmijëve “OKARINA” nga Prishtina, me interpretimin e tij të mrekullueshëm në Filharmoni të Berlinit – një prej tempujve më prestigjiozë të muzikës në botë – shkroi një faqe të veçantë në promovimin e kulturës sonë.
Ky ishte aktiviteti përmbyllës i „Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin 2026“, por njëkohësisht një motivim shtesë që zëri i Kosovës të dëgjohet gjithnjë e më fuqishëm në Berlin dhe kudo në botë”.



