Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, deklaroi në një konferencë për media se nuk ka pasur shqiptarë mercenarë.Komentet e tij erdhën pasi u pyet për gjuhën e përdorur nga Edi Rama dhe Taulant Balla, për të cilët është pretenduar se i kanë cilësuar ish-pjesëtarët e UÇK-së si mercenarë.
“Unë Edi Ramën s’e kam dëgjuar që ka thënë mercenar. Një listë e kam parë, do të jemi i sinqertë, nëpër portale të ndryshme që e ka bërë publike Taulant Balla nëse s’gaboj, tani ndërkohë edhe Edi Rama. Mercenarë shqiptarë s’ka pasur. Një ngatërresë është bërë, Tahir Sinanaj është nga Kukësi, Tahir Sinani është nga Tropoja, ta bëjmë dallimin. Janë dy Tahira. Se nëse e ke fjalën për Tahir Sinanin, Tahir Sinani s’ka marrë lekë, as s’ka marrë para, është dëshmor i kombit. Është luftëtar i tri luftërave. Unë kam folur me vëllain e tij, me Skënderin, e kemi sqaruar, është edhe dokumenti që ekziston. Tahir Sinanaj është i Kukësit. Tahir Sinani, veç ta bëjmë dallimin te mbiemri, aty është ngatërruar. E Taulant Ballën jo që dua ta mbroj unë, po atij i ka mbetur patatja në dorë, është diçka tjetër. Tahir Sinani s’ka qenë dëshmor i paguar me para, është dëshmor i kombit, është dëshmor i tri luftërave. Respekt, përkulje, për punën dhe veprën e tij edhe familjen e tij, kështu që ta bëjmë këtë sqarim”, tha ai.Sa i përket përdorimit të flamurit të UÇK-së në protestat në Shqipëri, Gucati bëri të ditur se ka kërkuar zyrtarisht që ai të mos përdoret për qëllime politike.
“Kam bërë kërkesë që mos të përdoret edhe me shkrim e kam, edhe këto dokumente kur të duash t’i jap, që kam bërë kërkesë. Ju lutem mos e përdorni flamurin dhe stemën e UÇK-së nëpër fushata politike sepse UÇK-ja nuk është e një partie, UÇK-ja është e gjithë kombit shqiptar”, tha ai.Ai shtoi se, nëse do të ekzistonte ligji për vlerat e luftës, do të kishte ndërmarrë veprime ligjore ndaj partive politike për përdorimin e flamurit dhe stemës së UÇK-së.
“Po të kishte ligj për vlerat e luftës, se ne pikën tetë e kemi ligjin, e kemi stemën e flamurin në ligj, që kemi bërë kërkesë në Qeveri, e din edhe Albini edhe anëtarët në qeveri. Tetë herë ka dalë ligji, tetë herë na kanë refuzuar. Për shkak të pikës së nëntë me heq, ne s’kemi pranuar me heq. Po sikur të kishte ligj për vlerat e luftës, edhe partive politike ju kisha bërë padi nëpër gjykata që s’kanë të drejtë me përdor”, tha ai.I pyetur pse nuk mori pjesë në protestën për ish-luftëtarin Bekim Metaj, ndryshe nga pjesëmarrja e tij në protestën në Skënderaj për Sami Lushtakun, Gucati tha se atë ditë ndodhej në Shqipëri për arsye shëndetësore.
“Kam qenë në Shqipëri, isha. Se unë jam me kontrollë, kam një infeksion që s’dihet nga po më vjen ende. Edhe kam thirrë në telefon Besim Isufin, mundeni ta pyesni, mbi gjashtë herë prej territorit Shqipërisë, kam qenë në vizitë atë ditën e shtunë. Isha në vizitë te Bekimi. Bekimin e njoh personalisht, është jo tash, po e njoh më herët. Po më vjen keq si ka ndodhur rasti, si rast më vjen shumë keq. Po shteti është mirë me u marrë shumë me këtë rast, me sqaruar deri në fund çka ka ndodhur dhe pse ka ardhur deri te ai moment i Bekimit dhe i të tjerëve qytetarëve”, tha ai.
Kosovë-Shqipëri Gucati: Kam bërë kërkesë me shkrim që në protestat në Shqipëri të...



