Trump: Irani ka kërkuar një takim, ai do të zhvillohet nesër në Doha

WASHINGTON, DC - MARCH 01: U.S. President Donald Trump participates in a meeting with leaders of the steel industry at the White House March 1, 2018 in Washington, DC. Trump announced planned tariffs on imported steel and aluminum during the meeting, with details to be released at a later date. (Photo by Win McNamee/Getty Images)

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se SHBA do të zhvillojë një takim me Iranin në Doha të martën.

“Irani ka kërkuar një takim. Ai do të zhvillohet nesër në Doha!”, ka shkruar ai në Truth Social herët të hënën, transmeton Klankosova.tv.

Kazem Gharibabadi, negociatori kryesor i Iranit, më herët u tha gazetarëve se nuk janë planifikuar takime të grupeve teknike për këtë javë.

Ndërkohë, një zyrtar i lartë amerikan i ka thënë CNN-it dje se bisedimet teknike lidhur me memorandumit të mirëkuptimit janë “në rrugën e duhur” siç ishte planifikuar, pavarësisht një shkëmbimi të fundit të zjarrit.