Shkupjani i mashtron se do te u’a merr lejen e vozitjes, i zhvat 1300 euro!

Më 26.06.2026 në orën 10:20 në Stacionin Policor të Gostivarit, një 43-vjeçar nga Gostivari ka denoncuar veprën penale „mashtrim“. Sipas denoncimit, para rreth katër muajsh, përmes një shoku të tij, ai kishte rënë në kontakt me I.J. nga Shkupi.

Në një takim në Shkup, i denoncuari i kishte premtuar se do t’i siguronte leje drejtimi (patentë shoferi) pa iu nënshtruar provimit, duke kërkuar për këtë shërbim 1.300 euro dhe një kopje të leternjoftimit. Denoncuesi në disa raste i ka paguar atij një vlerë të përgjithshme prej 1.200 eurosh, por pasi leja e premtuar e drejtimit nuk iu dha, ai ka kuptuar se ishte mashtruar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.