Më 27.06.2026, rreth orës 11:30, në autostradën Gostivar–Tetovë, zyrtarët policorë të Njësisë për Siguri në Komunikacionin Rrugor në Tetovë kanë arrestuar V.M. (30) nga fshati Bogovinë, pasi me kamion të tipit “Mercedes” me targa të Tetovës po lëvizte në kah të kundërt nga drejtimi i lejuar i qarkullimit.
Po atë ditë, rreth orës 12:30, në të njëjtën rrugë, pranë pikës së pagesës në Tetovë, policia ka arrestuar edhe M.D. (55) nga fshati Falisht, i cili me një automjet transportues të tipit “Volkswagen” me targa të Tetovës po lëvizte gjithashtu në kah të kundërt.
Të dy shoferët janë shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas dokumentimit të rasteve ndaj tyre do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.





