Arrestohet shtetasi serb në autostradën Shkup – Gjevgjeli: Voziste me 221 km/h

Një shtetas i Serbisë është arrestuar në autostradën Shkup – Gjevgjeli pasi ka lëvizur me një shpejtësi prej 221 kilometrash në orë, njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut.

​Policia bëri të ditur se incidenti është regjistruar në afërsi të fshatit Miletkovë, kur radari ka detektuar se shoferi, i identifikuar si M.S. (60 vjeç), po ngiste një automjet të llojit “BMW” me targa të Serbisë me një shpejtësi prej 221 kilometrash në orë, në një aks rrugor ku kufizimi i shpejtësisë është 120 kilometra në orë.

​Sipas policisë, shoferi e ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar për 101 kilometra në orë.

​Pas ndalimit, automjeti është sekuestruar, ndërsa shoferi është arrestuar dhe është shoqëruar në stacionin policor.