Në Maqedoninë e Veriut rroga mesatare mujore është 48 779 denarë, apo rreth 790 euro. Kjo rrogë nuk është për të gjithë sektorët në të njëjtën kohë, pasi në disa sektorë rroga mesatare arrin rreth 1 500 euro, transmeton Portalb.mk.
Sektori që paguhet më së shumti është informimi dhe komunikimi (87 272 denarë), veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (77 716 denarë) dhe minierat dhe guroret (57 864 denarë).
Ndërkohë, sektorët që paguhen më së paku janë akomodimi dhe shërbimi ushqimor (34 846 denarë), sektori bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (37 387 denarë) dhe sektori për shërbime administrative dhe mbështetëse (39 689 denarë).
Në prill të këtij viti u regjistrua rritje e rrogës mesatare mujore në Maqedoninë e Veriut për 7.3 përqind, krahasuar me rrogën prillin e vitit të kaluar.



