Më 26 qershor 2026, rreth orës 23:30, SPB Shkup mori njoftim se në një banesë në lagjen Karposh ishte gjetur pa shenja jete T.F. (65), banor i Shkupit. Ekipi i Ndihmës së Shpejtë, pas mbërritjes në vendngjarje, konfirmoi vdekjen, ndërsa gjatë kontrollit fillestar nuk u konstatuan shenja të dukshme dhune. Me urdhër të prokurorit publik u krye këqyrja e vendit të ngjarjes dhe trupi i të ndjerit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet obduksionit për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Maqedoni Gjendet pa shenja jete 65-vjeçari nga Shkupi





