Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior.
Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, gjatë orëve të pasdites, kryesisht në rajonet malore, do të ketë kushte për paraqitje të motit të paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.
Temperatura minimale do të lëvizë nga 12 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 30 deri në 38 gradë.
Edhe në Shkup pritet mot me diell dhe i nxehtë, me vranësira të pakta deri mesatare dhe erë të dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të jetë rreth 19 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë në 38 gradë Celsius.
Sipas parashikimit të DPHM-së, nën ndikimin e një mase të ngrohtë ajrore nga jugu, deri në mesin e javës së ardhshme moti do të mbetet me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat ditore në të gjithë vendin do të jenë mbi 30 gradë, ndërsa në disa zona do të arrijnë deri në 39 gradë Celsius. Temperaturat e larta do të vazhdojnë edhe gjatë orëve të natës.



