Raportet mes familjeve, xhelozinë, inatet, thashethemet, betejën mes gjeneratave brenda familjes tradicionale, konfliktet mes fshatit dhe qytetit, rivalitetet mes anëtarëve të familjes. Të gjitha këto dhe shumë anomali të tjera sociale të shoqërisë tonë trajtohen me një perfeksion artistik në serialin më të rij ekskluziv, ndër të rrallët e këtij zhanri.
Seriali “Kojshillak” realizuar nga “Elsa Production” me një kast të artistëve nga Maqedonia e Veriut dhe Kosovës, gërsheton dallimet mes shtresave të ndryshme shoqërore në familjet tradicionale dhe moderne shqiptare. Të gjitha këto, jo për të kritikuar, por për të përcjellë mesazhe reflektimi dhe emancipi në marëdhëniet brenda famijeve, fshatit, qytetit dhe mbarë shoqërisë.
Seriali transmetohet me episoda çdo të shtunë, në kanalin zyrtar të Elsa Production në Youtube:





