Në një lidhje direkte për Euronews Albania, analisti shqiptar Besim Nebiu ka folur lidhur me propozimin e BDI-së për kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Nebiu thekson se propozimet e BDI-së çdo herë tingëllojnë mirë për veshin, por ngecin në realizim. Ai shpreh dyshim edhe në potencën e partisë së Ahmetit për të realizuar kësi lloj ideshë, e sa për krahasim me vendin tonë, thotë se BDI e Ahmetit ka votues sa gjysma e votuesve të LSI-së në Shqipëri, si dhe 10 deputetë (7 për qind) në Kuvendin 120 anëtarësh në vendin fqinj të Maqedonisë së veriut.
Maqedoni Nebiu në Euronews: Propozimet e BDI-së tingëllojnë mirë për veshin, por të...