Në Shkup janë privuar nga liria dy persona pasi në një automjet u gjet një sasi e madhe mallrash pa dokumentacion përkatës dhe shoferi rezultoi se nuk posedonte patentë shoferi të vlefshme.
Sipas policisë, më 22.06.2026 rreth orës 22:50, në rrugën “Magjistralja e Adriatikut” në Shkup, njësitë policore kanë ndaluar një automjet të tipit “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga M.I. (19) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit është konstatuar se në automjet transportoheshin rreth 90 dërgesa me produkte të ndryshme, të paketuara në qese të zeza, pa dokumentacion përkatës. Po ashtu është konstatuar se shoferi nuk posedonte patentë shoferi të kategorisë B.
Si pronar i automjetit është identifikuar E.Sh. (20) nga Shkupi. Pas kontrollit, të dy personat janë privuar nga liria dhe janë dërguar në stacion policor për procedurë të mëtejme.
Ndaj M.I. do të parashtrohet kallëzim penal për drejtim të automjetit pa patentë shoferi të vlefshme, sipas nenit 297-a paragrafi 2 të Kodit Penal.





