Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar me u.d ambasadoren e SHBA-ve, Nicole Varnes, që siç bëri të ditur, në fokus të bisedës ishte sundimi i ligjit dhe zhvillimet aktuale që lidhen me paqen dhe stabilitetin global. Ahmeti tha se gjatë takimit ka shprehur për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke shprehur bindjen se partneriteti mes dy vendeve do të vazhdojë të forcohet në funksion të paqes dhe stabilitetit
“Sot pata kënaqësinë të takoj Ushtruesen e Detyrës së Ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë, Sh.S. znj. Nicole Varnes.
Gjatë takimit zhvilluam një bisedë të hapur dhe konstruktive për çështje me interes të përbashkët, me theks të veçantë mbi sundimin e ligjit, rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënieve të mira ndëretnike, si dhe zhvillimet aktuale që lidhen me paqen dhe stabilitetin global.
Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj vlerave demokratike, integrimit euroatlantik dhe perspektivës së vendit tonë. Jam i bindur se partneriteti ynë do të vazhdojë të forcohet në funksion të paqes, stabilitetit dhe një të ardhmeje më të mirë për të gjithë qytetarët”, ka shkruar Ai Ahmeti në rrjetin social Facebook.



