Pushimet verore çelen me vdekje në Shqipëri: Pesë viktima veç në qershor

Mëngjesi i së dielës ishte tragjik për një 11-vjeçar, i cili dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa po lahej në detin e Durrësit.Gazetari nga Shqipëria, Martin Marku, në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova tha se sezoni veror atje ka nisur me ngjarje tronditëse.
“Janë pesë viktima të regjistruara vetëm brenda muajit qershor, pa nisur mirë të themi fluksi i madh i pushuesve. Ajo që vlen të theksohet është se ngjarjet janë regjistruar në ato zonat ku nuk ka kulla vrojtimi”, u shpreh Marku në Klan Kosova.Sa i përket vdekjes së të miturit, gazetari tha se i ndjeri ishte së bashku me nënën dhe motrën e vet.
“Një dëshmitare që e ka parë rastin thotë se një mjeke i ka ardhur në ndihmë djalit, ndërsa ambulanca është vonuar përreth 30 minuta. Një dëshmitare tjetër ka treguar se i mituri ka nxjerr shkumë nga goja çka ka bërë të pamundur rikthimin e tij në jetë”, u shpreh Marku.