Hyseni: Në Tetovë me 70% shqiptarë, ende mbrohen emrat e figurave të regjimit komunist

Lidhur me vendimin e Gjykates Kushtetuese per shfuqizimin e vendimit te Komunes për pagëzimin e rrugëve në Tetovë, ka reaguar perfaqesuesi i lartë i BDI-së Blerim Hyseni, reagimin e te cilit po e sjellim ne menyre integrale:

“Dikur angazhoheshim për frymën e Marrëveshjes së Ohrit, ndërsa sot po jemi dëshmitarë të zhbërjes graduale të saj. Në Tetovë, komunë ku shqiptarët përbëjnë mbi 70% të popullsisë, ende mbrohen me ngulm emrat e figurave të regjimit komunist. Jo sepse qytetarët i kërkojnë, jo sepse kanë ndonjë lidhje emocionale me ta, e aq më pak sepse njihen për veprën e tyre, por thjesht për të sfiduar vullnetin e shumicës shqiptare. Kur injorohet identiteti dhe ndjeshmëria e shumicës së qytetarëve, nuk bëhet fjalë për respektim të historisë, por për provokim politik dhe vazhdim të një mentaliteti që frymën e Marrëveshjes së Ohrit e sheh si pengesë e jo si vlerë. Tendencat për të arsyetuar me çdo kusht këto veprime janë ogur i keq për vendin!”