Këtë të hënë mbahet protesta e 16 kundër kryeministrit Edi Rama. Shqiptarët kanë mbushur sheshet dhe vazhdojnë thirrjet për dorëheqjen e Ramës.
Protesta organizohet në orën 18:00 në sheshin Skënderbej, për të vijuar marshimin drejt Kryeministrisë. Pas disa orësh fjalimi, marshimi vijon në rrugët e Tiranës.
Protesta janë mbajtur edhe qytete të ndryshme të Shqipërisë, Vlora, Pogradeci, Durrësi, Shkodra, ku kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama. Gjithashtu tubime madhështorë janë mbajtur edhe jashtë vendit. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe largimin e kastës politike të korruptuar.



