Dita e 14-të e protestës për Zvërnecin, kërkohet dorëheqja e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme

Për të 14-ën ditë me radhë, protestuesit janë mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë kundër projektit për ndërtimin e një resorti në Zvërnec, afër Vlorës. Në protestën e së shtunës, u kërkua dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe shpalljen e zgjedhje të parakohshme.

Në protestën, e cila nisi kundër ndërtimeve në një zonë të mbrojtur të Zvërnecit, po kërkohet edhe krijimi i një klase të re politike.

Ndonëse fillimisht lëvizja ishte fokusuar në kundërshtimin e projektit në Zvërnec, protestuesit tani po kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe krijimin e një klase të re politike.

Me pankarta në duar dhe flamuj kombëtarë, pjesëmarrësit kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar ndryshime politike dhe më shumë përgjegjësi nga institucionet shtetërore.

Protesta po vazhdon çdo ditë në qendër të kryeqytetit, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se mobilizimi do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Protestat për Zvërnecin kanë nisur si kundërshtim ndaj projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe Lagunës së Nartës, në rrethinës e Vlorës. Protestuesit dhe aktivistët mjedisorë argumentojnë se projekti rrezikon ekosistemin e zonës, biodiversitetin dhe qasjen publike në bregdet, ndërsa kërkojnë anulimin e projektit dhe mbrojtjen e një prej zonave më të rëndësishme natyrore në Shqipëri.