Snopçe: Për bixhozin duhet të japim llogari para qytetarëve, jo para industrisë së fitimit

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, ka kritikuar qasjen e qeverisë ndaj lojërave të fatit, duke vlerësuar se masat e deritanishme nuk e zgjidhin problemin e bixhozit në vend.

“Çdo ditë që vonohen masat reale kundër bixhozit, pasojat i paguajnë qytetarët, familjet dhe e ardhmja e vendit. Premtimet për mbylljen e kazinove nuk mund të zëvendësohen me zgjidhje gjysmake që e mbajnë të paprekur problemin”, deklaroi Snopçe.

“VLEN premtoi mbylljen e kazinove, por propozimligji i ri për ndryshim dhe plotësim të ligjit për lojërat e fatit ruan praktikisht status quo-në. Nuk mjafton të rregullojmë dhe të kufizojmë, por duhet të mbrojmë qytetarët tanë”, theksoi deputeti.

Snopçe shtoi se bixhozi paraqet një problem serioz social dhe shëndetësor, duke kërkuar masa më të ashpra dhe konkrete për mbrojtjen e qytetarëve nga pasojat e tij.(INA)