Kalendari Historik/ Më 13 qershor 1920, Avni Rustemi do të ekzekutonte në Paris Esad Pashë Toptanin

Më 13 qershor të vitit 1920, u vra në një lagje të Parisit, Esat Pashë Toptani një figurë tejet kontroverse e kombit. Atë e vrau atdhetari, deputeti i Kosovës në Kuvendin e Shqipërisë, Avni Rustemi, për shkak se Esat Pasha kishte bashkëpunuar me fuqitë e mëdha për copëtimin e tokave të Shqipërisë. Esat Pasha është varrosur në varrezat e ushtarëve serbë në Paris, ku edhe vizitohet nga zyrtarë të Beogradi dhe konsiderohet si miku më i madh i serbëve.