Tensione në Shqipëri, protestuesit për Zvërnecin përplasen me mbështetësit e PS-së

Tensionet kanë shpërthyer në ditën e 13-të të protestës për Zvërnecin në Tiranë.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Shqipëri, disa protestues janë përplasur me mbështetës të Partisë Socialiste.

Ka ndërhyrë Policia për ta qetësuar situatën.

Protestat për Zvërnecin kanë nisur si kundërshtim ndaj projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit dhe Lagunës së Nartës, në rrethinës e Vlorës. Protestuesit dhe aktivistët mjedisorë argumentojnë se projekti rrezikon ekosistemin e zonës, biodiversitetin dhe qasjen publike në bregdet, ndërsa kërkojnë anulimin e projektit dhe mbrojtjen e një prej zonave më të rëndësishme natyrore në Shqipëri.