Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha se nuk ka qenë kurrë “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Sot ajo që mund t’u them ju dhe çdo shqiptari, u tha në Parlament, “U ktheva”. Deri sa jam këtu do të thotë se kam pasur komunikim zyrtar. E gjitha çka mund t’u them, unë u ktheva. Sali Berisha nuk ka qenë kurrë non grata, të jeni të sigurt. Ka pasur një sanksion vize”, tha Berisha për gazetarët, përcjell A2 CNN.
“Kundërshtarët e mi e quajtën non grata dhe unë nuk e kundërshtova. Ka qenë një ndalim hyrje për ato arsye që thua ti, në SHBA. Sot unë u ktheva”. (A2 Televizion)



