Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump deklaroi se vendi i tij do të ndërmarrë sërish sulme të forta ndaj Iranit. Ai tha se një ditë më pare se SHBA-të kishin goditur objektiva iraniane dhe se veprimet do të vazhdojnë.
Trump theksoi se Uashingtoni ka të drejtë të përgjigjet ushtarakisht pas rrëzimit të një helikopteri amerikan Apache në Ngushticën e Hormuzit. Deklaratat u bënë gjatë një prononcimi në Zyrën Ovale.


