Adelina Tahiri lajmërohet nga pushimet, ja sa bukur po i shkon fustani i bardhë

Adelina Tahiri ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj të fundit nga pushimet. Këngëtarja ka ndarë një fotografi ku shfaqet elegante dhe mjaft e kuruar në çdo detaj.

E veshur me një fustan të bardhë, që i vinte në pah stilin dhe elegancën, Adelina dukej rrezatuese. Kombinimi me flokët bionde dhe aksesorët minimalistë i dha pamjes së saj edhe më shumë hijeshi.

Adelina vazhdon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe pushimet e saj