Shkencëtarja shqiptare Eranda Berisha me zbulim të rëndësishëm në luftën kundër kancerit

Shkencëtarja shqiptare Eranda Berisha po tërheq vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar shkencor pas publikimit të një studimi të rëndësishëm mbi një virus që lidhet me zhvillimin e disa llojeve të kancerit, transmeton albinfo.ch.

Kërkimi është realizuar në University of Texas at Dallas, ku Berisha dhe ekipi i saj kanë arritur të identifikojnë një proteinë kyçe që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën se si virusi përhapet dhe vepron në organizëm.

 

Sipas studiuesve, ky zbulim mund të ndihmojë në kuptimin më të thellë të mekanizmave që përdorin viruset për të nxitur zhvillimin e kancerit, duke hapur mundësi për trajtime më të avancuara dhe më efektive në të ardhmen.

Ekspertët vlerësojnë se studimi mund të kontribuojë në zhvillimin e terapive të reja që synojnë bllokimin e përhapjes së virusit dhe uljen e rrezikut të formimit të tumoreve.

Arritja e Eranda Berishës po konsiderohet si një moment krenarie për shqiptarët, ndërsa emri i saj po përmendet gjithnjë e më shumë në qarqet akademike ndërkombëtare për kontributin në kërkimet që mund të ndikojnë në të ardhmen e mjekësisë moderne dhe luftës kundër kancerit./Albinfo.ch

Eranda Berisha