Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur se i ka nisur sulmet vetëmbrojtëse kundër Iranit sot, me urdhër të presidentit amerikan Donald Trump.
CENTCOM ka njoftuar se sulmet janë reagim pas rrëzimit të helikopterit Apache të ushtrisë amerikane. Dy pilotët amerikanë u shpëtuan.
“Misioni është proporcional dhe në reagim ndaj agresionit të pajustifikuar iranian”, ka thënë Centcom.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kishte paralajmëruar përgjigje.
“Sapo jam informuar nga Ushtria jonë e Madhe se mbrëmë iranianët rrëzuan një nga helikopterët tanë shumë të sofistikuar Apache ndërsa patrullonin mbi Ngushticën e Hormuzit. Ishin dy pilotë të përfshirë, të dy janë shëndoshë e mirë dhe të palënduar”, ka shkruar Trumpi në “Truth Social”.



