Mbi 1,600 gra të lindura në Maqedoni të Veriut lindën foshnje në Gjermani vitin e kaluar

Numri i përgjithshëm i shtetasve të RMV-së të regjistruar si të huaj që jetojnë në Gjermani deri në dhjetor të vitit të kaluar ishte 161.120, që është 2.000 më shumë se në vitin 2024, kur ky numër ishte 158.995.

Nga viti 2015 deri në vitin 2025, numri i qytetarëve të RMV të regjistruar si të huaj në Gjermani është rritur me më shumë se 65,000.

Statistikat tregojnë se vetëm vitin e kaluar në Gjermani kanë lindur 1.620 të porsalindur, të cilët, sipas klasifikimit statistikor gjerman, kanë nëna që kanë lindur në Maqedoni të Veriut.

Gjermania mbetet një nga destinacionet më të dëshirueshme për qytetarët e RMV-së që kërkojnë mundësi më të mira ekonomike, të ardhura më të larta dhe një të ardhme më të sigurt për fëmijët e tyre. Mijëra qytetarë të RMV-së janë zhvendosur atje vitet e fundit dhe disa prej tyre tashmë po krijojnë familje dhe po bëhen prindër, gjë që kontribuon në rritjen e numrit të fëmijëve të lindur në maternitetet gjermane nga prindër me origjinënga RMV-ja.