Për të gjithë fansat dhe ndjekësit e tij, këngëtari Butrint Imeri ka njoftuar fillimin e një sfide tejet festive dhe krijuese të titulluar “i Pari me 100K”.
Kjo iniciativë ka për qëllim të ndezë kreativitetin e përdoruesve në platformën TikTok përmes këngëve të albumit të tij të ri “i Pari”. Ajo që e bën këtë garë akoma më elektrizuese është çmimi i madh prej plot 100,000 Eurosh për fituesin.
Në eventin privat të Butrintit që u mbajt të premten që lamë pas, i pranishëm ishte edhe ekipi i “Prive by Liberta Spahiu”. Gjatë këtij eventi, Butrinti foli për periudhën e mungesës së tij në skenë dhe u shpreh mjaft i emocionuar për rikthimin e fuqishëm me albumin “i Pari”. Përveç detajeve të albumit, ai ndau më shumë informacione dhe zbuloi prapaskenat rreth lojës së madhe shpërblyese që ka bërë ai.



