Mexhiti: Fitorja e Vetëvendosjes, konfirmim i qartë i besimit të qytetarëve të Kosovës

Reagimi i parë pas perfundimit te votimit ne zgjedhjet e jashtzakonshme ne Kosove, i bashkëkryetarit te VLEN z.Izet Mexhiti:

“Fitorja e sotme e Lëvizjes Vetëvendosje është një tjetër konfirmim i qartë i besimit të qytetarëve të Kosovës në drejtimin politik të vendit.

Urime për këtë rezultat dhe për vazhdimin e mandatit të ri, miku im, kryeministër Albin Kurti. Kjo fitore është shenjë e qëndrueshmërisë së vullnetit demokratik dhe e vazhdimësisë së një agjende qeverisëse që ka marrë mbështetje të gjerë.

Kosova sot e ka dhënë mesazhin e saj qartë. Ka votuar për vazhdimësi dhe besim në rrugën e nisur.”

Urime Kosovë!